Moti edhe sot me temperatura ekstreme deri 39 gradë, prej nesër rënie të temperaturave

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa nga fundi i ditës në disa zona do të ketë reshje lokale të shiut dhe bubullima.

Do të fryejë erë e lehtë nga jugu, ndërsa gjatë pasdites në pjesën e epërme të Luginës së Vardarit do të ketë erë nga veriu. Temperatura maksimale e ditës do të jetë nga 33 deri në 39 gradë Celsius.

Në Shkup pritet të jetë moti i ngjajshëm me temperature deri në 38 gradë Celsius. Nga dita e nesërme pritet të ketë rënie të temperaturave për disa grade dhe mundësi për reshje të shiut. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey