Moti sot në Maqedoninë e Veriut, reshje bore dhe temperatura të ulta

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme lokale kryesisht me borë, veçanërisht në pjesën lindore të vendit, ndërsa në rajonin juglindor reshjet do të jenë kryesisht me shi.

Temperaturat do të rriten në interval prej -1 deri në 7 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë me erë mesatare deri të fortë nga veriu dhe veriperëndimi. Do të ketë kushte për reshje shumë të dobëta shiu dhe bore. Temperatura maksimale do të arrijë rreth 4 gradë.

Më pas në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i ftohtë me erë të dobët deri mesatare. Temperaturat minimale do të zbresin në intervalin -7 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalet do të rriten në intervalin prej 0 deri në 9 gradë.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey