Moti sot në Maqedoninë e Veriut, shi dhe borë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me reshje të shiut, veçanërisht në pjesën juglindore dhe kohë pas kohe do të ketë edhe reshje të dëborës, të cilat do të jenë më të pranishme në rajonet malore.

Temperatura minimale do të jetë prej -1 deri në 5, kurse maksimalja prej 2 deri në 9, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton TV21.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me kushte për reshje të dobëta të dëborës. Do të fryjë erë e dobët në drejtim verior. Temperatura miminale do të ulet deri në 1, kurse maksimalja do të arrijë deri në 7 gradë.

Moti gjatë ditëve në vijim do të jetë me reshje lokale të shiut, kryesisht në pjesën juglindore, kurse reshje të dëborës do të ketë në rajonet malore.

Të hënën do të ketë kushte për reshje të dobëta të dëborës në pjesën veriore të vendit dhe do të fillojë periudha me mot të ftohtë, i shoqëruar me erë të fortë veriore.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey