Mourinho kthehet te skema e tij e preferuar, ja si pritet të ndryshojë Roma

Sezonin e kaluar Jose Mourinho u detyrua të heqë dorë nga rreshtimi i tij i preferuar, 4-2-3-1, për t’u dhënë mundësi futbollistëve të shprehen më mirë, duke qenë se luanin me 3-4-2-1 prej dy sezonesh.

Por megjithë suksesin në Conference League, trajneri portugez do të rikthehet te rreshtimi i tij i preferuar dhe për këtë ka njoftuar drejtuesit që t’i sjellin lojtarë të përshtatshëm në merkato.

Kështu në mbrojtje, në të djathtë vjen turku Zeki Çelik, që do të garojë për një vend në formacion me holandezin Karsdorp, ndërsa në të majtë Spinazzola dhe i riu Zalewski ofrojnë garanci.

Në qendër skema me 4 është mjaft e përshtatshme për Chris Smalling, ndërsa Mourinho shpreson të marrë edhe argjentinasin e Feyenoord, Senesi, ndaj Max Kumbulla është ai që mund të paketojë valixhet për të lënë kryeqytetin, duke qenë se ka treguar vështirësi në mbrojtjen me 4.

Në mesfushë Matiç dhe Cristante ofrojnë gjithçka Mourinho kërkon, ndërsa kapiteni Pellegrini konfirmohet si fantazist. Aktualisht portugezi po planifikon sulmin me emra si Zaniolo e El Sharawi në krah, ndërsa Roma po punon edhe për afrimin e Solbakken dhe Goncalo Guedes.

Në majë të sulmit edhe sezonin e ardhshëm do të jetë Tammy Abraham, për të cilin Mourinho ka marrë garanci se nuk do të shitet, pavarësisht ofertave të shumta nga Premier League

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey