Mourinho pas shqiptarëve, përveç Xhakës kërkon edhe një tjetër

Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, është padyshim futbollisti numër një i Maqedonisë së Veriut në këtë periudhë sa i përket skuadrave që e kërkojnë.

Pas ndarjes zyrtare me Leeds Utd, numri i ofertave vetëm rritet.

Përveç skuadrave turke, Galatasaray, Fenerbahce dhe Trabzon, trajneri i Romës, Jose Mourinho, është gjithashtu i interesuar për shërbimet e Alioskit.

Trajneri portugez mbeti pa Leonardo Spinazola në fillim të përgatitjeve, kështu që për momentin Roma po kërkon një zëvendësim.

Sipas mediave italiane, kontakti tashmë është bërë me menaxherin e Alioskit, i cili gjithashtu ka ofertë nga Napoli. Krahas Alioskit, Mourinho duket se e ka siguruar Granit Xhakën por raportohet se syrin e ka edhe të Xherdan Shaqiri.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey