Mourinho sërish mesazh drejtuesve të klubit: Nuk kam lojtarë

Jose Mourinho pavarsisht fitores së Romës në Sofie ndaj CSKA-së vendase dhe sigurimit të vendit të parë në grup në Conference League, pozicion që i kualifikoi verdhekuqtë direkt në raundin e 1/8-ave, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij dhe sidomos me dy golat e pësuar në pjesën e dytë.

“Jam i lumtur sepse kemi fituar, por dy golat e pësaur janë të papranueshëm. Nuk është e mundur që nga 3-0 të shkosh në 3-2. Fitorja është e vetmja gjë që më ka pëlqyer te skuadra ime sonte”, tha Mourinho.

“Nuk kemi mjaftueshëm lojtarë për të përballuar edhe ruandin e 1/16 duke luajtur dhe dy ndeshje të tjera kështu që jam i kënaqur për kalimin në 1/8. Ishim me fat”, deklaroi trajneri portugez i Romës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey