Mozzik publikon duetin me dy artistët e njohur

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Mozzik ka publikuar këngën më të re. Reperi vjen në bashkëpunim me artistët e tjerë të njohur, Dardan dhe Nimo. “Për ty” nuk dihet nëse do të jetë pjesë e albumit më të ri të artistit “Lamboziki”.

Projekti vjen pas albumit të përbashkët që ka sjellë me Loredanën, me të cilën i dha fund lidhjes sërish para disa javësh. Ndërkohë, përflitet gjithashtu se Mozzik do të sjellë një duet dhe me Noizy-n.

Ishin disa postime që shtuan dyshimet ku shkruanin se kënga e radhës do të thyente rekorde. Megjithëse, në statuse u duk si një përplasje mes tyre, ku Noizy akuzonte reperin se e kishte kopjuar, duket si një strategji për të paralajmëruar këngën e re. /abcnews.al

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey