MPB: 149 gjoba në Shkup, 41 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 149 gjoba për shkeljen e rregullave të trafikut. Prej tyre: 41 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për kalim në të kuqe në semaforë.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 14 gjoba për motoçiklistët, 4 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 10 gjoba të tjera për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey