MPB: 50 radarë laserik për policinë e trafikut

Në MPB, Ministri Oliver Spasovski ka marrë pjesë në promovimin dhe prezantimin e radarëve të rinj laserik të dedikuara për nevojat e policisë së trafikut, të pajisur me aparate për xhirime gjatë natës, sic thuhet, shumë më superiorë nga radarët aktual.

Furnizimi I aparateve të sofistikuara të radarëve që kap shumën e 21.257.175 denarëve, sic njoftoi Ministri Spasovski, është bërë konform nevojave të Njësive për trafik në MPB, konform standardeve aktuale evropiane në këtë pjesë të punës së policisë dhe në pajtim me normat ligjore dhe projeksioneve për zhvillimin e progresin e policisë së trafikut.

OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM

“Me këtë furnizim Ministria jonë është e vetmja në rajon që disponon me aparate të kompletuara nga gjenerata e fundit, me të cilët është e pamundshme që të fshihet materiali I xhiruar, ku numri I aparateve për shpejtësinë dhe alkoholin për krye të banorit është në nivel të njëjtë madje edhe më të lartë se vendet e BE-së.

Nga MPB-ja shprehen të bindur se me promovim e 50 aparateve moderne dhe të sofistikuara të radarëve, edhe më tepër do të rritet efikasiteti dhe cilësia e kontrollit në trafik, që duhet të jep rezultate në rritjen e nivelit të sigurisë nëpër rrugët e vendit. /KlanMacedonia

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey