MPB: 9 persona të arrestuar në Kumanovë, incidenti në lagjen “Orta Bunar” nuk ka karakter ndëretnik

“Incidenti në Kumanovë, ku një grup i madh i të rinjve sulmuan dy djemë të rinj në lagjen “Orta Bunar”, nuk ka karakter ndëretnik”, theksoi zëvendës shefi i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Kumanovë, Sevdali Xhaferi. A

Ai bëri të ditur se janë arrestuar nëntë persona dhe se rasti është zbardhur. Xhaferi u bëri thirrje palëve që të mos përhapin panik dhe dezinformata, ndërsa mediat të kenë kujdes.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nga ana tjetër, bëri thirrje për sanksione rigoroze ndaj, siç tha, huliganëve dhe shtoi se kur të dalin informacione më të detajuara për ta, do të bëhet më e qartë se kujt i kanë shërbyer dhe pse kanë pasuar sulmet e djeshme.

“Rasti është zbardhur. Bëhet fjalë për një grup huliganësh që kanë kryer një sulm të tillë dhe pres që institucionet të jenë rigoroze me sanksionet. Lojtarët më të mëdhenj nuk arritën të prishin bashkëjetesën në Kumanovë, që është një Maqedoni në miniaturë. Qytetarët respektojnë njëri-tjetrin dhe e vlerësojnë bas..

“Incidenti në Kumanovë, ku një grup i madh i të rinjve sulmuan dy djemë të rinj në lagjen “Orta Bunar”, nuk ka karakter ndëretnik”, theksoi zëvendës shefi i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Kumanovë, Sevdali Xhaferi. A

Ai bëri të ditur se janë arrestuar nëntë persona dhe se rasti është zbardhur. Xhaferi u bëri thirrje palëve që të mos përhapin panik dhe dezinformata, ndërsa mediat të kenë kujdes.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nga ana tjetër, bëri thirrje për sanksione rigoroze ndaj, siç tha, huliganëve dhe shtoi se kur të dalin informacione më të detajuara për ta, do të bëhet më e qartë se kujt i kanë shërbyer dhe pse kanë pasuar sulmet e djeshme.

“Rasti është zbardhur. Bëhet fjalë për një grup huliganësh që kanë kryer një sulm të tillë dhe pres që institucionet të jenë rigoroze me sanksionet. Lojtarët më të mëdhenj nuk arritën të prishin bashkëjetesën në Kumanovë, që është një Maqedoni në miniaturë. Qytetarët respektojnë njëri-tjetrin dhe e vlerësojnë bashkëjetesën dhe çdo huligan që tenton të prishë bashkëjetesën do të ndëshkohet rëndë. Bëj thirrje për qetësi dhe për të mos politizuar raste të tilla. Kur të dalin informacione më të detajuara për këta huliganë dhe kujt i kanë shërbyer, do t’ju bëhen më të qarta reagimet lidhur me incidentet”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Sipas MPB-së, dje policët e SPB Kumanovë kanë privuar personat R.I. (18), F.A.(19), A.D.(20), K.G.(18). A.T. (18) A.V.(18), A.S.(20), A.B. (23) dhe L.S. (19), të gjithë nga Kumanova dhe rrethina e saj, ndërsa në intervistë zyrtare janë thirrur edhe tre të mitur nga Kumanova.

“Ata dyshohet se me 14.11.2022 në rrugën “Karl Marks” në Kumanovë me mjet të fortë e kanë dëmtuar veturën e B.Sh.(20) nga Kumanova, me çka kanë shkaktuar një aksident trafiku duke e goditur një veturë të parkuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të gjithë personave të përfshirë do të ngrihen kallëzime përkatëse. Pas marrjes së masave është konstatuar se bëhet fjalë për një incident pa asnjë shenjë ndëretnike. SPB Kumanovë apelon tek mediat për informim profesional dhe të saktë pa spekulime për shkaqet e incidentit”, thekson MPB.(INA)

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey