MPB demanton: Nuk kishte avion që kishte shkuar në Kazakistan nga Shkupi

Është një dezinformatë se ish-presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev është arratisur me aeroplan i cili ka zbritur në Bishkek të Kirgistanit nga Maqedonia e Veriut, thanë për MIA-n nga Ministria e Brendshme në Shkup.

Drejtori i Agjencisë së Fluturimeve, Tomislav Tuntev, tha për MIA-n se më 7 janar ka pasur një fluturim nga Shkupi për në aeroportin Manas në Bishkek, ku avioni ka mbërritur nga Stambolli dhe është nisur për në Bishkek, përcjell INA.

Ai sqaroi se bëhet fjalë për një fluturim biznesi të paralajmëruar dhe të aprovuar me aeroplan “Bombardier Global Express” nga një operator turk që i plotëson të gjitha kushtet dhe kërkesat, përkatësisht se ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e miratimit nga autoritetet e aviacionit të Maqedonisë.

Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi dje se dy avionë privatë, që dyshohet se i përkisnin familjes Nazarbayev, kishin zbritur në aeroportin Manas në kryeqytetin Kirgistan, Bishkek, njëri prej të cilëve ishte nga Maqedonia e Veriut.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey