MPB-ja i përgjigjet ASH-së: Ka formularë për dokumente personale

Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për TV21 i është përgjigjur Aleancës për Shqiptarët në lidhje me kritikat që i plasoi në publik se mungojnë formularë për nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit.

“Formularë për dokumente personale ka mjaftueshëm që t’u dilet në ndihmë të gjithë qytetarëve dhe të gjithëve që kanë nevojë për dokument të udhëtimit me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut dhe në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Apelojmë deri te qytetarët të mos bien pre e këtyre dezinformatave”, thanë për TV21 nga MPB-ja.

Nga ASh-ja gjatë ditës kritikuan se mungojnë formularë për nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit dhe hodhën dyshimin se si pasojë e kësaj, mërgimtarët që gjendjen në vend, nuk arrijnë të pajisen me dokumente dhe rrezikohen të mos evidentohen në procesin e regjistrimit të popullsisë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey