MPB konfirmon aksionin në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 konfirmojnë se në Lagjen e Trimave dhe në disa lokacione tjera në Kumanovë po zhvillohet aksion i madh policor, por që për momentin nuk mund të japin detaje shtesë.

“Për momentin mund vetëm të konfirmojmë se vijon aksion i madh policor me bastisje në disa lokacione”, thonë nga MPB për TV21.

Ndryshe, në Lagjen e Trimave që nga mëngjesi i sotëm janë parë forca të shtuara të policisë, kryesisht nga njësitet speciale. TV21 jozyrtarisht mëson se bëhet fjalë për aksion anti-drogë, respektivisht aksion kundër kontrabandës së barnave.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey