MPB me apel: Mos postoni foto në rrjetet sociale, nëse Vitin e ri nuk e festoni në shtëpi

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin nxjerrjen e fotografive në rrjetet sociale, për shkak se ato janë burim i informacioneve për grabitësit.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Toni Angellovski theksoi se qytetarët duhet të shmangin postimin e fotove në rrjetet sociale nëse Vitin e ri nuk do ta festojnë në shtëpi, përcjell INA.

“Ne si MPB çdo vit në këtë kohë dhe para pushimeve verore kur qytetarët largohen nga shtëpitë e tyre, apelojmë për kujdes, sepse krahas masave të marra nga MPB, qytetarët duhet të marrin masa brenda kompetencave të tyre për të mbrojtur veten, shtëpinë dhe pronën. Apeli ynë është nëse njerëzit nuk festojnë në shtëpi, të mos postojnë foto nga vendi ku ndodhen, sepse në atë mënyrë përmes rrjeteve sociale u japin sinjal atyre që kanë qëllime kriminale”, theksoi Angellovski për “Brifingun e mëngjesit”. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey