MPB me detaje për shpërthimin e bombolës së gazit në Mateç

Gjashtë persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi që ndodhi dje në një shtëpizë në fshatin Mateç të Kumanovës, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Të lënduarit janë të moshës 27 deri në 44 vjeç.

“Mjekët nga Spitali i përgjithshëm i Kumanovës, dje në ora 21:45 minuta raportuan në SPB Kumanovë se tek ta janë sjell gjashtë persona S.S.(34), V.I. (31), N.N. (31), Z.S. (27), M.N. (44) dhe B.Sh. (36), të cilët morën lëndime të rënda trupore si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në një objekt private në fshatin Mateç në vendin e quajtur “Kasollet e Mateçit”.

Të lënduarit janë dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. U njoftua prokurori publik dhe është kryer inspektim nga ekipi inspektues nga SPB Kumanovë”, informojnë nga MPB./TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey