MPB: Shkatërohen 20 ton drogë – në ”tregun e zi” do të kishte vlerën 26 milion euro

“JANAR – KORRIK 2022 DROGA E KONFISKUAR ARRINË VLERËN E 205.5 MILIONË EURO”

Në furrat e fabrikës “Makstil” në Shkup janë djegur rreth 10 ton lloje të ndryshme të drogave narkotike, që sipas MPB-së, janë konfiskuar deri në Gusht të këtij viti.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, bëhet fjalë për shkatërimin e më shumë se 8.2 ton marijuanë, rreth 100 kilogram heroin, hashish, kokain, mbi 1.000 bimë, farra kanabisi, si dhe 1.2 milionë copë substance psikotrope, që paraqet sasinë më të madhe të shkatërimit të drogës së konfiskuar, që në tregun e zi do të kishte vlerën e 26 milionë eurove.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë periudhës Janar – Korrik 2022 si rezultat I operacioneve anti-drogë, është konfiskuar drogë në vlerë prej 205.5 milionë euro, që do të shkatërohen pas përfundimit të procedurave ligjore, janë shkatëruar 9 grupe kriminale dhe janë parandaluar 7 transporte ndërkombëtare të mjeteve narkotike.

I gjithë aksioni I shkatërimit të dr..

I gjithë aksioni I shkatërimit të drogës është zbatuar me siguri maksimale, thonë nga MPB-ja duke njoftuar se fabrika “Makstil” me huazimin e kapaciteteve të saja aktivisht bashkëpunon me institucionet kompetente dhe organet e qeverisë. /KlanMacedonia/

Loading...