MSH: Dje janë vaksinuar 6940 persona

Procesi i imunizimit në vend po zhvillohet pa pengesa. Interesimi për vaksinim çdo ditë po rritet, ndërsa deri tani përmes ueb platformës vakcinacija.mk 422.503 qytetarë kanë shprehur interesim për vaksinim.

Në të gjitha punktet e vaksinimit në shtet, përmbyllur me ditën e djeshme janë vaksinuar 224.336 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.958 qytetarë, derisa dje gjithsejtë janë vaksinuar 9.940 persona. Në shtet deri tani janë aplikuar 267.167 doza të vaksinave, ndërkohë që revaksinën e kanë marr 42.831 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë apelon deri tek qytetarët që masovikisht të paraqiten në www.vakcinacija.mk sepse kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për tu vaksinuar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey