MSH: E përafërt është përqindja e rasteve të reja dhe e të pavaksinuarve

Nga 6 gushti deri më 21 tetor 2021, pozitivë në Kovid-19 ishin 42.945 qytetarë, prej tyre 26 për qind ishin plotësisht të vaksinuar, përkatësisht 11.253 persona, sipas analizës së Ministrisë së Shëndetësisë, prej ku shpjegojnë se të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

“Ka një numër të madh të qytetarëve të pavaksinuar të cilët janë infektuar me Kovid-19”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas statistikave për periudhën e kaluar, 31692 qytetarë, përkatësisht 74 për qind e pozitivëve të Kovid-19 nuk janë vaksinuar. Përqindja e personave të hospitalizuar që nuk janë vaksinuar është 76 për qind, ndërsa vetëm 24 për qind e të gjithë pacientëve të shtruar aktualisht janë të vaksinuar plotësisht.

“Vdekshmëria te të pavaksinuarit është drastikisht më e lartë”, tregon analiza.

Në periudhën nga 6 gusht deri më 2 tetor të këtij viti, në territorin e vendit nga Kovid-19 kanë vdekur 1506 njerëz, 1246 pacientë, përkatësisht 83 për qind e të vdekurve nuk ishin të vaksinuar, ndërsa vetëm 260, pra 17 përqind e morën vaksinën.

Sipas analizave të vdekurit kishin disa sëmundje kronike të kombinuara. Pacientët janë vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që kemi në dispozicion.

Ministria e Shëndetësisë e thekson rëndësinë e vaksinimit, çdo vaksinë që kemi në dispozicion është e sigurt.

“Apelojmë që qytetarët të vaksinohen, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë imunitet kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve SARS-KOV-2”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey