MSH Maqedoni: Vetëm dje janë aplikuar mbi 11 mijë vaksina kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat vaksinale në Maqedoni dhe se interesimi për vaksinim për çdo ditë po rritet.

Deri tani numri i personave që kanë aplikuar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk është 427.535 qytetarë.

Në pikat vaksinale deri dje janë vaksinuar gjithsej 231.014 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar 2.504 persona, ndërsa dje janë vaksinuar gjithsej 11.598 persona. Në Maqedoni janë aplikuar 290.829 doza të vaksinave, ndërsa 59.815 janë rivaksinuar.

Me shifrat e fundit, 47 për qind e popullatës mbi 70 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 41 për qind e popullatës mbi 65 vjet është vaksinuar të paktën me një dozë të vaksinimit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey