MSh në Shqipëri jep informacione për vaksinimin e 500 punëtorëve shëndetësor nga Kosova

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri jep informacione për vaksinimin e 500 punëtorëve shëndetësor nga Kosova.

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se është duke vijuar procesi i vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve kosovarë në Kukën.

“500 mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen në Kukës. Edhe sot në ditën e dytë, do të vijojë vaksinimi me stafet mjekësore të vijës së parë”, ka shkruar Manastirliu në Facebook.

Procesi i vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë të Kosovës në Kukës vije pas premtimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pas mbërritjes së mbi 38 mijë dozave të vaksinës “AstraZeneca” në aeroportin e Rinasit muajin e kaluar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey