MSH: Vaksinimi është mbrojtja e vetme nga koronavirusi!

Vaksinimi është mënyra e vetme që të parandalohet shpërndarja e variantit Delta në Maqedoninë e Veriut dhe me këtë të ndërpritet edhe një valë e re e fuqishme eventuale e virusit, kështu kanë bërë thirrje nga Ministria e Shëndetësisë deri te qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19.

“Pas detektimit të 7 pacientëve ku është vërtetuar prania e variantit indian, është konstatuar se të njëjtit nuk kanë qenë të vaksinuar, që edhe njëherë e vërteton faktin se sa është e nevojshme që qytetarët sa më shpejtë të vaksinohen. Varianti Delta është i pranishëm në rreth 100 vende të botës, nga këtu ne si shtet nuk mund të anashkalohemi që ai të shpërndahet te ne. Situata në vendin tonë, shikuar nga aspekti epidemiologjik tani është e qetë, çdo ditë ndiqet situata dhe bëhen analizat e të njëjtës. Sërish, varianti Delta ka një shpërndarje të lartë, nga këtu është e rëndësishme që qytetarët të vaksinohen në mënyrë masive”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey