Muhamed Zekiri jep dorëheqje

Pas nisjes së hetimit kundër tij, Muhamed Zekiri ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë. Ai këtë e ka komunikuar përmes një letre drejtuar kryeministrit, Dimitar Kovaçevski:

“I nderuar kryeministër i RMV, z.Dimitar Kovaçevski,

Gjatë karrierës sime gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vërtet, rrugën e ndershmërisë, te drejtës dhe të vërtetës. Andaj duke qëndruar mbi këto vlera të jetës sime të cilave do t’u mbetem besnik, jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV.

Besoj në institucionet e sistemit, besoj në drejtësi dhe besoj se e vërteta do dal në shesh. Të gjitha institucioneve ju qëndroj në dispozicion në çdo kohë për të dëshmuar pafajësinë time.

I nderuari kryeministër, Ju faleminderit për mundësin e dhënë të jem pjesë e përbërjes Tuaj qeveritare dhe Ju faleminderit që besuat në angazhimin dhe përkushtimin tim në punë ”, qëndron në njoftimin e Zekirit.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey