Muller tallet me Barcelonën

Bayern Munich është kthyer në bishën e zezë të Barcelonës, falë edhe paraqitjeve të një lojtari që duket se lartësohet në ndeshjet ndaj katalanasve.

Thomas Muller theu ngërçin në ndeshjen e së mërkurës në Allianz Arena, duke shënuar golin e tij të 8 në 7 ndeshje kundër Barcelonës.

Mesfushori gjerman kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë dhe gjashtëmbëdhjetë muaj më parë ai ishte më i miri në fushë (me dy golësh) në rezultatin e bujshëm 8-2 në Lisbonë, raporton TuttoMercatoWeb.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey