Mund të ketë shumicë të re parlamentare në RMV, vlerëson Troshanovski

Bllokada e Bullgarisë, korrupsioni dhe skandalet ishin vendimtare që LSDM të ballafaqohet me kthesë dramatike dhe humbje në disa komuna që në rrethin e parë. Komunikologu Marko Troshanovski vlerëson që mund të ketë shumicë të re parlamentare, që eventualisht do të formohej në bazë të rezultateve përfundimtare pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Dy javët e ardhshëm sipas tij janë test për koalicionin qeverisës.

Mendoj që trendi i fitimit të qyteteve më të mëdha të opozitës, qartë tregon se edhe në drejtim të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ndërrim të pushtetit. Pakënaqësia nga menaxhimi i korrupsionit, ngecja në euro- integrimet, pozicionimi ndaj bllokimit të Bullgarisë e kështu me radhë e bëri të veten, por shumicë parlamentare mund të ketë duke rishpërndarë mandatet ekzistuese dhe koalicionet brenda Parlamentit. Por, zgjedhje të reja parlamentare mendoj që nuk duhet kërkuar për shkak se temat e pushtetit qendror dhe lokal janë domene të ndryshme të politikës. Në raundin e dytë, për këtë edhe ekziston, mund të bëhen bisedime, pazare dhe kombinime mes partive politike dhe prandaj në reformat e kodit zgjedhor e njëjta nuk u hoq si opsion, gjithsesi do të ketë kombinime politike dhe është i madh rreziku i koalicionit qeverisës dhe test do të jetë rasti i Tetovës”, tha Marko Troshanovski, komunikolog.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey