Muriqi “heroi” i Kosovës, fituan bindshëm ndaj San Marinos modeste

“Dardanët” bënë detyrën ndaj San Marinos në “Fadil Vokrri”, duke fituar me rezultatin e thellë 4-1 ndaj kësaj skuadre ndër më modestet në Europë. Protagonisti i takimit ishte Vedat Muriqi, i cili ishte edhe autor i 4 golave, të ndarë nga dy në çdo pjesë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, falë kombinimit Zeneli-Muriqi, teksa e njejta dyshe në minutat 45+1 e çoi rezultatin në 2-0. Pas pushimit, në të 46-tën vjen goli i tretë, ndërkohë që pas 30 minutash, nga pika e penalltisë, Vedat Muriqi shënon edhe golin e katërt personal. Tomassini në të 85-tën realizon dhe ngushton fitoren e thellë të Kosovës në 4-1.

Kjo ndeshje ishte një test mjaft i rëndësishëm për trajneri Bernard Challandes, që pati mundësinë të vëzhgojë nga afër edhe emra të afruar rishtazi si Idrizi, Bajselmani, Sulejmani, Emini e Bytyqi. Sfida miqësore e radhës e Kosovës do të luhet pas tri ditësh ndaj Maltës.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey