Muriqi, lojtari i muajit maj në La Liga

Vedat Muriqi është zgjedhur si lojtari më i mirë i muajit maj në La Ligën spanjolle.

Sulmuesi i Mallorcas në elitën e futbollit spanjoll dhe reprezentuesi i Kosovës, Muriqi, realizoi një gol dhe dhuroi edhe dy asistime. Ai mposhti konkurrencën e Guido Rodriguezit, Iago Aspasit, Rodrygos, Rodrigo De Paulit, Lucas Perezit dhe Alfonso Pedrazas.

Me kontributin e shtatlartit të sulmit, Mallorca e siguroi edhe mbetjen në La Liga, edhe për një sezon tjetër.

Muriqi u transferua te Mallorca në formë huazimi nga skuadra e Lazios në afatin kalimtar të dimrit, në pjesën e dytë të sezonit. Paraqitjet e tij u vlerësuan pozitivisht.

Në muajin maj, Muriqi i kompletoi të katër ndeshjet.

Fitues i këtij çmimi në muajin prill ishte Karim Benzema i Real Madridit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey