Muriqi magjik ndihmon Mallorcan të dal nga zona e rënies, vlerësohet lartë paraqitja e tij

Mallorca ka shënuar fitore ndaj Alavesit në kuadër të javës së 33-të të La Ligas me rezultat 2-1. Ndeshja fillimisht u hap në minutën e 11-të kur Abdon Prats i Mallorcas shënoi për 1-0.

Malloeca në minutën e katërt të lojës shtesë gjeti edhe golin ku vendimtar ishte Vedat Muriqit, i cili gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga brenda zonës për 2-0.

Ky është goli i katërt i Vedat Muriqit në La Liga me fanellën e Mallorcas, ndërsa ka shtuar edhe një asistim. Në pjesën e dytë Alaves shënoi me Antonio Raillo që shënoi autogol për 2-1.

Goli i Muriqit doli të jetë vendimtar për skuadrën që del nga zona e rënies. Ai ishte lojtari më i vlerësuar i Mallorcas nga ‘sofascore’ me notën 7.3.

Mallorca ngjitet në vendin e 16-të me 32 pikë, duke lënë pas skuadra si Cadiz, Granda, Levante dhe Alaves.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey