Muriqi sjell golin e fitores kundër Atletico Madrid

Mallorca ka shënuar fitore ndaj kampionit në fuqi të Spanjës.

Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi, i cili u tregua i saktë nga 11 metërshi në minutën e 68-të.

Ndërkaq, skuadra e Atletit ka luajtur një ndeshje të ashpër, ku vetëm në pjesë të dytë janë ndëshkuar 4 lojtarë me karton të verdhë.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Mallorcan e cila po lufton për mbijetesë në La Liga, ku gjenden në pozitën e 17-të me 29 pikë të grumbulluara.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey