Murseli paralajmëron shkolla të reja, 4 çerdhe dhe kinema në Tetovë

Prioritet i kandidatit të ASH-AAA për komunën e Tetovës, Vullnet Murselit do të jetë ndërtimi i fillimisht 4 perdheve të reja në katër zona të qytetit, shkolla të reja fillore, si dhe sigurimi i kushteve për fëmijët parashkollorë dhe nxënësit e arsimit fillor. Në emisionin “Debat”, Murseli premtoi edhe ndërtimin e një kinemaje që shumë kohë i ka munguar qytetit të Tetovës.

“Aty ku do të ketë nevojë do të ndërtojmë klasa shtesë, ndërsa në disa vendbanime shkolla, në lagjen jashtë Vardarit, në fshatin Sellcë. Patjetër ne do të krijojmë linqe speciale ku do të mund edhe prindërit direkt ta njoftojnë kryetarin e komunës për parregullsi. Për momentin kemi paraparë katër çerdhe, te kazerma e qytetit, burgu, Reçicë të Vogël dhe te Shkolla Kirili dhe Metodij. Ne kemi paraparë te gjyqi i Tetovës, parkingi në kate lartë të ketë kinema”, u zotua Vullnet Murseli.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey