Mushkolaj: Vendimi për dinarin është politik, me Serbinë s’ka probleme teknike

Vendimi për dinarin serb është vendim politik, sipas analistit politik, Imer Mushkolaj, edhe pse, sipas tij, askush nuk e konteston se vendimi është marrë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Mushkolaj në “Debat Plus” tha se në raport me Serbinë s’mund të ketë asgjë teknike, dhe se në fund, sipas tij, do të nënshkruhet një […]

shkurt 28, 2024 - 01:00
 0  4
Mushkolaj: Vendimi për dinarin është politik, me Serbinë s’ka probleme teknike
mushkolaj:-vendimi-per-dinarin-eshte-politik,-me-serbine-s’ka-probleme-teknike

mushkolaj:-vendimi-per-dinarin-eshte-politik,-me-serbine-s’ka-probleme-teknike

Vendimi për dinarin serb është vendim politik, sipas analistit politik, Imer Mushkolaj, edhe pse, sipas tij, askush nuk e konteston se vendimi është marrë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Mushkolaj në “Debat Plus” tha se në raport me Serbinë s’mund të ketë asgjë teknike, dhe se në fund, sipas tij, do të nënshkruhet një marrëveshje politike, e cila do ta zgjidhë problemin e dinarit serb.

“Nuk besoj që kjo mbetet në nivelin teknik, nuk ka asgjë teknike me Serbinë. Gjithsesi ka me u nënshkru një marrëveshje mes BQK dhe bankës popullore të Serbisë, s’ka zgjidhje tjetër, zgjidhja është politike, jo teknike”, tha ai.

“Them që asgjë teknike s’ka me Serbinë, s’ka pasur asnjëherë, edhe pse tingëllon teknike që e kemi dërguar një guvernator. Vendimi për euron është vendim politik, në një moment të caktuara, pavarësisht se askush s’po e mohon që e ka marrë BQK. BQK prej që u themelua dinari, ka qenë në qarkullim, sadoqë mundemi me vlerësu që vendimi është profesional, vendimi është politik, në raport me Serbinë s’ka vendime teknike. Dialogu në Bruksel s’mundet me qenë teknik, edhe në të kaluarën dialogu s’ka qenë teknik”, vijoi ai.

Mushkolaj tha se çështja e dinarit është problemi politik më i vështiri nga shumica e problemeve të tjera politike dhe se vendimet që do ta zgjidhnin këtë situatë do të jenë politike.