Musk shkruan për origjininën e Nikola Teslas, i fut në sherr serbët dhe kroatët

Elon Musk shkruan për origjininën e Nikola Teslas, i fut në sherr serbët dhe kroatët.

Pronari i kompanisë “Tesla”, Elon Musk, duke komentuar në Twitter lajmet në lidhje me rritjen e shitjeve të automjeteve të Tesla-s në Kroaci, shkruajti se Nikola Tesla ka lindur në Kroaci, nga prindër serbë, transmeton Express.

“Nikola Tesla lindi në Kroaci nga prindër serbë”, shkroi Musk.

Komenti i tij mblodhi më shumë se 2,500 pëlqime dhe kjo fjali shkaktoi debat midis kroatëve dhe serbëve.

Disa tashmë kanë paraqitur pretendimet e tyre në lidhje me certifikatën e lindjes së Tesla-s, ndërsa disa shkruajnë se Tesla ka lindur në Austro-Hungari.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey