Musliu kureshtare: A ia dha drejtori i AKI-së informacionet Haradinajt se Kurti është “bashkëpunëtor i Serbisë”

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, njëherit Kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikqyrjen e AKI-së ka reaguar pasi që në media doli lajmi se drejtori i AKI-së i emëruar nga Kurti e Osmani, Petrit Ajeti më herët kishte qenë pjesë e AAK-së.

Musliu me anë të një postimi në Facebook ka ndërlidhur këtë fakt me deklaratat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, se Kurti është “bashkëpunëtor i Serbisë”.

“Ec e bjeri ne fije kah po i merr Ramushi keto informacione!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Musliut:

Ramush Haradinaj vazhdimisht po thote qe Albin Kurti eshte bashkepunetor i Serbisë. Tash po del qe Drejtori i AKI-se dhe inspektori I pergjithshem i AKI-se pjese e ish-strukturave te AAK-se. Ec e bjeri ne fije kah po i merr Ramushi keto informacione!.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey