Mustafi në radarin e klunit italian

Skuadrës italiane Inter, pritet t’i bashkohet një shqiptar, shkruan Zeri.info.

Treshja Skriniar, De Vrij dhe Bastoni do mbeten titullar, por në listën e transferimeve të verës është shtuar edhe emri i qendërmbrojtësit të Schalke 04, Shkodran Mustafi.

Mustafi ka kontratë me Schalke deri në fund të edicionit dhe pritet të largohet, pasi që skuadra gjermane këtë edicion me shumë gjasa do bie në Bundesliga 2.

Sipas gazetës italiane “Calciomercato”, Inter është i interesuar për shqiptarin, duke marrë parasysh se nuk kanë nevojë të paguajnë për kartonin e tij dhe ta transferojnë si agjent i lirë.

Mustafi shihet si kandidat real, derisa pritet të shihet gjatë verës nëse do arrihet marrëveshja.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey