Muxhahedinët: Këtu jemi të sigurt/ “Një reagim i fortë i SHBA kundër Iranit e bën botën më të fortë”

Në Manzë ndodhen 2500 anëtarë të opozitës iraniane MEK. Ata jetojnë në këtë kamp, i cili është gjithmonë në kushtet e sigurisë maksimale.

Anëtarët e MEK thonë se ndihen të sigurt në këtë kamp në Shqipëri, edhe pse herë pas herë agjent të regjimi Iranin shfaqen si gazetar ose familjar të tyre.

“Në fakt siguria në Shqipëri është një çështje tjetër sepse kudo ku shkojmë jemi nën sulmin e terrorizmit të regjimit. Ata ndjekin anëtar të muxhahedinëve për t’i vrarë dhe për t’i sulmuar me bomba. Ne nuk jemi vetëm, anëtarët e muxhahedinëve ndodhen edhe në shtetet e tjera europiane. Mënyra e vetme për të patur siguri në Shqipëri është duke treguar vendosmëri kundra regjimit iranian, siç ka bërë Shqipëria deri më tani. Fatmirësisht dëboi ambasadorin iranian që ishte këtu, dhe ishte pjesë e terrorizmit. Kjo e bën Shqipërinë më të sigurt për shqiptarët , dhe sigurisht për ne”, tha Bahzat Saffari, këshilltar ligjor.

Muxhahedinët thonë që jeta e tyre varet nga qëndrimi që do të mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në fakt situata mes Iranit dhe SHBA është shumë e tensionuar tani. Regjimi iranian është kumbari i terrorizmit ndërkombëtar, i ushqen të gjithë vendet kudo në botë, veçanërisht ato të lindjes së mesme. Gjuha e vendosmërisë dhe një reagim i fortë kundrejt regjimit iranian, siç shpresojmë që do të bëjë dhe SHBA, e bën botën, dhe Lindjen e Mesme një vend më të sigurt”, tha Bahzat Saffari, këshilltar ligjor.

Ish-luftëtarët e MEK që ishin nën mbrojtjen amerikane në dy kampe në Irak u sollën në Shqipëri si pjesë e një plani humanitar për shkak se në Irak ishin vazhdimisht nën sulmin e bombardimeve./TCh

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey