Muxhahedinët në Shqipëri, si e njohin gjeneralin iranian që ekzekutuan amerikanët

Muxhahedinët që ndodhen në Shqipëri kanë reaguar përmes një deklarate mbi ekzekutimin e gjeneralit Qasem Soleimani. Sipas tyre, shumica dërrmuese e iranianëve e urrenin Soleimani-n, si një simbol famëkeq të përdorimit, të frikësimit e vrasjeve nga regjimi, për krimet e tij kundër popullit iranian e njerëzve të tjerë në rajon.

“Populli iranian dhe protestuesit irakenë, të cilët kishin kohë që bënin thirrje për dëbimin e Soleimani-t nga Iraku, e kanë mirëpritur vdekjen e tij si një shenjë të shkatërrimit të kontrollit të regjimit mbi vendin e tyre” – thuhet në deklaratën e tyre.

Soleimani në rangun e Gjeneral Majorit kishte një reputacion të keq si dora vrasëse e liderit suprem të Iranit Ali Khamenei dhe ishte një figurë e urryer. Gjatë kryengritjeve të Iranit në 2018-ën dhe 2019-ën, protestuesit shqyen dhe dogjën posterat e tij në qytete të ndryshme – sqarohet në deklaratën e muxhahedinëve që strehohen në Shqipëri.

Në 1998-ën, Soleimani u caktua komandant i Forcave terroriste Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), krahu jashtë-territorial i këtij korpusi.

Megjithëse Forcat Quds kanë për detyrë të kryejnë misione jashtë Iranit, Soleimani, si anëtar i komandës së lartë të IRGC-së, ka qenë një nga kontribuesit më të mëdhenj të makinerisë represive të regjimit brenda Iranit.

Në korrik 1999, në kulmin e protestave studentore, ai firmosi një letër së bashku me komandantë të tjerë të IRGC-së, ku paralajmëronte presidentin e atëhershëm Mohammad Khatami se, nëse nuk do ta shtypte revoltën, IRGC do të ndërhynte. “Na ka mbaruar durimi,” shkruanin gjeneralët. Policia i shtypi demonstruesit, ashtu siç bënë përsëri një dekadë më vonë.

Qasem Soleimani ka vrarë 141 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) me anë të sulmeve terroriste në Irak nga viti 2009 deri në vitin 2016, duke përdorur proksi të Forcave Quds në Irak, të cilët i komandonte vetë.

Ai ka udhëhequr disa prej sulmeve kundër Kampit Ashraf, ku banonin anëtarët e MEK. Më pas, kur anëtarët e MEK u zhvendosën në Kampin Liberty me mbështetjen e OKB-së dhe SHBA-së, proksit e regjimit iranian kryen sulme të shumta me raketa ndaj Kampit Liberty nën urdhrat e Soleimani-t, duke vrarë disa dhjetëra njerëz – shkruhet në deklaratën e tyre të dërguar mediave për shtyp.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey