Muzikantët paralajmërojnë protesta në Maqedoni, thonë se janë të diskriminuar

Muzikantët e Maqedonisë konsiderojnë se janë të diskriminuar pas vendimit të qeverisë që të lejohen dasmat me muzikë. Ata thonë se nuk mund ta kuptojnë logjikën e vendimit të fundit dhe pyesin pse dasmat dhe muzikantët që shkojnë në këto dasma janë më të privilegjuar se të tjerët.

“Ku janë protokollet për ngjarje të vogla (kafene, restorante, klube të natës, bare dhe objekte të tjera) ku ua dhamë verën e kaluar? Deri kur do të zgjasë ky diskriminim për shkak se bëhet fjalë për diskriminim?”, thuhet në reagimin e tyre.

Ata kërkojnë që të hiqet masa nga Gazeta Zyrtare numër 240 nga 05.10.2020 dhe pikat 13 dhe 15 me qëllim që të fillojnë me veprimtarinë e tyre.

“Siç potencuam më herët, ne si shoqatë për avancimin e të drejtave të muzikantëve pa dallim kombësie, deri tani jemi munduar të ndërtojmë marrëdhënie korrekte me institucionet kompetente duke i ndjekur të gjitha protokollet e komunikimit, në mënyrë konstruktive dhe duke u përgjigjur në detyrat dhe propozimet për organizatën tonë. Për fat të keq përpjekjet tona për rezultatet pozitive e dini të gjithë”, sqarojnë nga kjo shoqatë.

Ata shtojnë se nëse nuk dëgjohen dhe kuptohet seriozisht dhe nëse nuk dëgjohet kërkesat e tyre për heqjen e masës së Gazetës Zyrtare nr.240 pika 7 dhe 8 dhe pika 13 dhe 15, këtë të premte pritet të organizohet protestë e muzikantëve në Maqedoni.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey