“ Na duhen për vete”, Turqia bllokon eksportin e respiratorëve pa leje nga shteti!

Pacienti me koronavirus që po kurohet me ilaçin ‘magjik’: Si ndryshoi gjithçka

Pacienti me koronavirus që po kurohet me ilaçin ‘magjik’: Si ndryshoi gjithçkaTurqia, nxori një dekret përmes të cilit u kërkon kompanive që të marrin leje nga shteti nëse dëshirojnë të eksportojnë respiratorë mjekësorë dhe pajisje tjera. Qëllimi i kësaj mase është plotësimi i kërkesës në tregun e brendshëm në kohën kur numri i të infektuarve nga koronavirusi në vend po rritet.

Edhe pse Turqia fillimisht u duk se arriti sukses në frenimin e virusit, duke mbyllur shpejt kufijtë e duke i nënshtruar udhëtarët ndaj kontrolleve të rrepta, sot vendi shënon 59 vdekje nga koronavirusi e 2.433 të infektuar.

Dekreti, sipas REL, e thekson se kompanitë do të kenë nevojë për leje të veçantë për të eksportuar respiratorë dhe pajisje tjera mjekësore. Më herët sakaq, Ankaraja njoftoi se do të ndalonte dhe eksportin e maskave mbrojtëse. Turqia ka ndërmarrë një sere masash për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke përfshirë një shtetrrethim të pjesshëm për qytetarë të moshuar, mbylljen e shkollave, restoraneve dhe bareve, si ka ka ndaluar lutjet masive dhe ndeshjet sportive.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey