“Na ka stresuar Covid-19”, burri qëllon gruan e djalin dhe më pas vetëvritet

Gjobë 25 mln lekë dhe procedim pronarit te resortit në Himarë, ja për çfarë akuzohet

Gjobë 25 mln lekë dhe procedim pronarit te resortit në Himarë, ja për çfarë akuzohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Primavalle, në një periferi të Romës. Një burrë ka qëlluar gruan me të cilën ishte në process divorci dhe djalin e tij. Më pas ai ka tentuar që të vetëvritet.

Mediat italiane shkruajnë se autori i ngjarjes është një 67-vjeçar, ish-roje sigurie. Ai dhe bashkëshortja e tij 63-vjeçare kanë ndërruar jetë nga plagët e rënda, ndërsa djali i tyre është në gjendje kritike.

Policia vendase ka njoftuar se 44-vjeçari kishte ndërhyrë për të mbrojtur nënën e tij, por e kapi plumbi i armës me të cilën babai i tij i qëlloi nënën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur kur gruaja dhe djali i 67-vjeçarit kishin shkuar në shtëpinë e tij për të marrë rroba dhe sende të tjera personale, pasi ata ishin larguar nga banesa.

Në kulmin e një grindje të ashpër me gruan e tij (e cila shpërtheu për arsye që nuk dihen ende), ai fillimisht e qëlloi me thikë dhe më pas me armë. Ndërsa plumbi preku djalin, duke parë situatë, u vetëvra.

“Kjo vrasje është si pasojë e koronavirusit. Njerëzit kanë frikë nga ideja e vdekjes, nervat janë të tensionuar. Shpresojmë që mjekët së shpejti të gjejnë trajtime të vërteta dhe një vaksinë, sepse kjo nuk është jetë”, thanë disa nga banorët e lagjes për mediat italiane.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey