Na morën fëmijët në qafë, neve po se po!

Naser Pajaziti

Na i morën fëmijët në qafë!!! Neve po se po, por zullumi i madh që nuk ka të ndalur, po prek dhe po vret edhe të ardhmen e fëmijëve tanë!

#UNICEF: Seriozisht jemi të shqetësuar për ndërprerjen e zgjatur të mësimit dhe kërkojmë që të merren masa për t’u mundësuar fëmijëve të shkollave fillore dhe të mesme të kompensojnë mësimin e humbur sapo të kthehen në shkollë. Mungesa duhet të kompensohet për të shmangur dëmtimin afatgjatë në mirëqenien dhe produktivitetin e fëmijëve.

Maqedonia Veriore prej vitesh po përballet me krizën në arsim, pasi që më shumë se gjysma e nxënësve në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare nuk i arrijnë nivelet bazë të njohurive në lexim dhe matematikë.

Nuk u prezantua asnjë program për të kompensuar mangësitë në mësimdhënie të shkaktuara nga mbyllja e shkollave për shkak të KOVID-19 dhe mësimi në distancë.

Këtë vit shkollor nxënësit kanë munguar tashmë dy javë në mësim, për shkak të fillimit me vonesë të vitit shkollor. Tashmë, me grevën e zgjatur të mësuesve që hyn në javën e tretë dhe ndoshta të katërt, ka gjasa që fëmijët të humbasin deri në 6 javë mësim në këtë vit shkollor dhe e gjithë kjo në një kohë kur njohuritë e humbura si pasojë e KOVID-19 duhej kompensuar.

Tani, më shumë se kurrë, duhet të ndërmarren hapa për të kompensuar njohuritë e humbura dhe për të përshpejtuar reformën në arsim, në mënyrë që kriza arsimore që i parapriu KOVID-19 të ketë një zgjidhje të adresuar. Nëse masa të tilla nuk merren menjëherë, pasojat do të jenë të mëdha tani dhe në të ardhmen për këtë brezë fëmijësh”, alarmon UNICEF, duke bërë thirrje që nxënësit menjëherë të kthehen në shkolla, që mësuesit të vlerësojnë nivelin e njohurive të tyre dhe t’u japin atyre udhëzime të përshtatura për nevojat dhe nivelin e fëmijës.

Të gjithë pjesëmarrësit në negociatat për pagat e punonjësve të arsimit të kenë parasysh interesat e fëmijëve, të pranojnë se situata e krizës në arsim është alarmante dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme reciprokisht për të parandaluar krijimin e një brezi të ardhshëm të humbur”, alarmon UNICEF, por çka se?

*postim në facebook

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey