Nagavci: Nuk kërkojmë orë shtesë nga mësimdhënësit

Ajo shprehet e bindur dhe thotë se si ministri posedojnë raporte

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se vendimi për mësim plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje si pasojë e pandemisë, si dhe vendimi për lirimin e mësimdhënëseve shtatzëna nga puna, janë analizuar mirë dhe me kujdes.

Në të dyja rastet, Nagavci është marrë parasysh interesi më i mirë për nxënësit dhe mësimdhënësit.

E para e Arsimit ka thënë se premtuar se mësimdhënësve nuk do t’u kërkohet që të mbajnë asnjë orë shtesë më shumë sesa që e parasheh ligji.

“Mësimi plotësues parashihet edhe me legjislacionin në fuqi, andaj nuk do të kërkojmë asnjë orë shtesë më shumë sesa e parasheh ligji. Por, meqë mund të kemi nxënës që kanë pasur ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë ne nuk mund t’i lëmë anash e të mos ndërmarrim veprime”, ka shkruar ndër të tjera ajo në Facebook.

Ajo shprehet e bindur dhe thotë se si ministri posedojnë raporte, se në shumë raste mësimdhënësit janë duke mbajtur qoftë orë plotësuese ose aktivitete tjera në përmirësim të rezultateve të nxënësve.

Ndërkaq, sa i përket vendimit për lirimin e mësimdhënëseve shtatzëna nga puna, Nagavci thotë se kanë pranuar mbështetjen e Fakultetit të Edukimit dhe të Filozofisë, studentët e të cilëve janë të gatshëm të kontribuojnë.

“Meqë me vendim të Qeverisë, gratë shtatzëna lirohen nga puna me prezencë fizike, ne jemi kujdesur që të mos dëmtohen nxënësit. Është shumë e rëndësishme që të angazhohemi të gjithë për të zvogëluar dëmet e shkaktuara nga pandemia. Ju bëj thirrje të gjithëve që të jemi bashkëpunues në secilin vendim në mënyrë që ta lehtësojmë procesin arsimor në këtë kohë të vështirë ku po vazhdojmë të përballemi me Covid-19”, ka shkruar tutje ajo.

Në fund, ministrja ka thënë se duhet të ndihen me fat të gjithë ata të cilët nuk e kanë humbur vendin e punës, si një pjesë e madhe e qytetarëve, për shkak të pandemisë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey