Nagavci uron maturantët për Provimin e Maturës Shtetërore

Ministrja e Arsimit uron maturantët për Provimin e Maturës Shtetërore.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci sot me rastin e mbajtjes së provimit të maturës iu ka uruar suksese të gjithë maturantëve.

”Të dashur maturantë, ju dëshiroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore”, ka shkruar Nagavci në një postim në Facebook.

Gjithashtu ajo nuk e ka lënë pa e përmendur edhe faktin që ky vit nuk ka qenë i lehtë për shkak të pandemisë.

”Viti i fundit nuk ishte i lehtë për shkak të pandemisë, por pa stres, me besim në veten dhe rezultatet që do t’i arrini, sot angazhohuni me fuqinë dhe njohuritë tuaja. Jam e bindur se do t’i tejkaloni sfidat dhe ta përfundoni me sukses provimin. Është shumë e rëndësishme që të kemi rezultate reale jo vetëm për vlerësimin tuaj dhe regjistrimin në institucione të arsimit të lartë, por edhe për analizë të programeve mësimore, kurrikulave dhe zhvillimit të mësimit gjatë pandemisë, andaj ju lutem respektoni të gjitha rregullat e përcaktuara”, ka shkruar Nagavci.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey