NBA futet në fazë të nxehtë

Brooklyn Nets vijon kryesimin në lindje, fiton Milwaukee e Dallas

Kur mbeten edhe dy javë deri në përfundim të sezonit të rregullt në NBA, ka luftë sportive si për vendet e para në dy konferencat, ashtu edhe skuadrat që kërkojnë të hyjnë në zonën play-off.

Brooklyn Nets arrin të ruajë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 116-103 ndaj Toronto Raptors. 7 lojtarë të Nets realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Green me 22 pikë e Durant me 17 pikë e 10 rebound.

Të njëjtin ritëm ndjek edhe Milwaukee Bucks, që mundi 114-104 Charlotte Hornets jashtë fushe. Antetokounmpo e mbylli me 29 pikë e 12 rebound, mbështetur nga Lopez me 22 pikë. Skuadra e Dallas Mavericks shkatërroi 133-103 Golden State, një rezultat disi surprizë. Plot 30 pikë diferencë, ku duket qartë dominimi i Mavericks ndaj Warriors.

Doncic realizoi 33 pikë, duke bërë diferencën në fushë për teksanët, ndërsa 27 pikët e Curry mbetën për statistikë. Fiton edhe Minnesota, që mundi 114-107 Houston Rockets, ndeshje ku u dallua Towns me 31 pikë. Ndërsa Portland Trail Blazers, falë 27 pikëve të Simmons e 23 të Lillard, mundi 133-112 Indiana Pacers.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey