Ndahet çifti i njohur pas 11 vitesh martesë

Pas 11 vitesh martesë, ndahet çifti i njohur.

Aktori amerikan Kenan Thompson dhe modelja Christina Evangeline i kanë dhënë fund martesës së tyre prej 11 vitesh.

Sipas “TMZ” çifti po planifikojnë të bëjnë kërkesë për divorc së shpejti.

Burime pranë çiftit thanë se Thompson dhe Evangeline janë ndarë për më shumë se një vit, por janë fokusuar në bashkë-prindërimin e dy vajzave të tyre, Georgia dhe Gianna.

Burimet shpjeguan se të dy u ndanë me kalimin e kohës, por mbeten miq me njëri-tjetrin.

Çifti i njohur i Hollywood-it, u martuan në nëntor të vitit 2011 në Georgia të Atlantas.

“Ata janë shumë të lumtur. Ata kanë jetuar së bashku si çift dhe ishin të emocionuar për të ndarë momentet me miqtë e ngushtë. Ajo ishte e emocionuar dhe një nuse e bukur”, tha një burim për Us Weekly pas dasmës së çiftit./Iconstyle

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey