Ndalesa për kamionë në rrugën Kërçovë-Ohër, Gostivar-Kërçovë dhe Tetovë-Kodra e Diellit

Për shkak të reshjeve intensive të borës është ndaluar aksi rrugor Kërçovë-Presekë-Ohër për mjetet e rënda transportuese, njoftoi Auto Moto Lidhja e Maqedonisë, përcjell INA.

Ndalesa ka hyrë në fuqi nga ora 04.30 minuta. Po ashtu nga orët e mëngjesit është në fuqi ndalesa për mjetet e rënda transportuese edhe në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë, përmes Strazhës, si dhe ndalesa nga ora 05.00 e mëngjesit në aksin Tetovë- Kodra e Diellit.

Për mjetet e tjera obligohen pajisjet dimërore, gjegjësisht zinxhirët për gomat. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey