Ndalesa për mjetet e rënda transportuese në rrugët për Qafë Thanë, Manastir- Resnjë dhe Gostivar – Kërçovë

Për shkak të reshjeve intensive të borës janë aplikuar masa ndalese për mjetet e rënda transportuese. Sipas njoftimit të Auto Moto Lidhjes së Maqedonisë (AMLM), ndalesa ka në drejtimet Strugë- Qafë Thanë dhe Renjë – Ohër, përmes kalimit malor Bukovë. Këto ndalesa janë aplikuar mbrëmë nga ora 20:00, përcjell INA.

Paraprakisht është vendosur për ndalesë edhe në aksin rrugor Manastir – Resnjë, në zonën malore Gjavatë. Ndërsa prej dje nga ora 14.30 është vendosur ndalesa për mjetet e rënda transportuese në aksin rrugor Kërçovë – Ohër përmes kalimit malor Presekë dhe rrugës Gostivar – Kërçovë, përmes kalimit malor Strazhë. Ndalesë për mjetet e rënda transportuese ka pasur edhe për aksin rrugor Mavrovë – Dibër. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey