Ndalohet hajduti nga Tetova, e vjedhura i kthehet pronarit

Policët e SPB-së Tetovë dje (18.04.2022) në ora 18.10 kanë arrestuar KV (28) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të BF (20) nga Tetova, sipas të cilit rreth orës 17:30 në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marrë bizhuteritë.

K.V. është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, ndërsa stoli i është gjetur dhe i është kthyer BF. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet procedimi përkatës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey