Ndalohet shtetasi turk në kufirin “Deve Bair”, falsifikoi kartonin jeshil

Një shtetas i Republikës së Turqisë është ndaluar mbrëmë në pikën kufitare “Deve Bair” (Maqedoni-Bullgari), pasi që gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se posedonte karton jeshil të falsifikuar, njofton MPB.

“Mbrëmë në orën 21:00 në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, gjatë kontrollit të pasaportës së shtetasit D.S. (40) nga Republika e Turqisë, i cili drejtonte kamionin “Mercedes” dhe një gjysmërimorkio me targa të Turqisë u konstatua se kishte falsifikuar kartonin jeshil”, bëjnë të ditur MPB, përcjell INA.

Personi është privuar nga liria dhe i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey