Ndërroi jetë ambasadori i Maqedonisë në Berlin, Ramadan Nazifi

Ministria e jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot për vdekjen e ambasadorit të saj në Gjermani.

Lajmi është kumtuar përmes një njoftimi edhe nga ministri i jashtëm Bujar Osmani.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e ambasadorit Ramadan Nazifi, ambasador aktual i Maqedonisë së Veriut në Berlin që nga viti 2019, ambasador në Zvicër nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe për shumë vite në Ministrinë e Punëve të Jashtme si diplomat profesionist.

Ramadani, me të cilin krijova miqësi personale, ishte njeri dhe diplomat i shquar dhe do të mbahet mend nga kolegët e tij në Ministri. Ngushëllimet e mia familjes, miqve dhe punonjësve të Ministrisë. U prefsh ne paqe!”, ka theksuar Osmani.

Ramadan Nazifi ka lindur më 1 mars 1962 në Radush të Shkupit. Ai ishte shkolluar në vendlindje, ku studimet i ka mbaruar për gjuhën frenge në Universitetin e Shkupit. Ka pasur një karrierë të pasur diplomatike. (INA)

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey