Ndërroi jetë babai i Vllatko Gjorçev, personi që ra në komë pas vaksinimit në Serbi

Në Klinikën në Nish, sot ndërroi jetë specialisti për pulmologji dhe alergologji, proefsori Angellko Gjorçev (72 vjeç), ndrysh babai i ish deputetit Vllatko Gjorçev, informon Zhurnal.

Mjeku nuk është zgjuar fare nga koma në të cilën ra vetëm dy minuta pasi e pranoi vaksinën kundër korona virusit më 28 mars në Nish. Nga Klinika e Nishit njoftuan se komplikimi i gjendjes së tij shëndetësore nuk është si pasojë e vaksinës.

“Zoti të mëshirojë babain tim Angjelko Gjorçev (72). Sot ndërroi jetë, pas 11 ditëve në komë. Iku në heshtje dhe papritur. Do ta kujtojnë fëmijët e tyre dhe nipërit e mbesat. Shumë familjarë, miqë dhe shumë pacientë të cilëve pandalë iu ndihmoi tërë jetën”, shkroi djali i tij Vllatko Gjorçev.//Zhurnal.mk

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey