Ndërroi jetë legjenda e futbollit kumanovar, Ridvan Imeri-Riki

Ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare legjenda e futbollit kumanovar, Ridvan Imeri, shkruan News-TV.

Ai vlerësohet si ndër futbollistët më të mirë të Kumanovës dhe jo vetëm, duke regjistruar suksese të ndryshme në fanellën e Kumanovës (e filloi karrierën si lojtar), Bashkimi, Crvena Zvezdës ose Gjilani i sotëm dhe në disa klube modeste të Zvicrës.

Pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist, “Riki” vazhdoi të jetoj dhe veprojë në Vjenë të Austrisë.

News-Tv i shpreh ngushellimet më të sinqerta familijes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Ridvan Imerin.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey